Pacienteve me probleme kardiake që iu është ndërprerë mjekimi për shkak se është vendosur një skemë pikëzimi që kufizon marrjen e medikamenteve që kanë marrë deri më tani, specialistë të Fondit përgjigjen.
“Pacientë që plotësojnë faktorët e riskut do të trajnohem me antikogaulantët e rinj. Pacientët e tjerë do të marrin alternativat e tjera. Ata para se të merrnin antikogaulantët e rinj janë trajtuar me të tjerë, kështu që do të kthen sërish tek të parët dhe mjeku është i lirë ta kalojë tek këto antikogaulantët të tjerë”, shprehet Marsida Mulaj.
“Kalohet sipas një skeme. Për disa dite merren bashkë ma antikoagulantin tjetër. Ndërkohe matet INR-ja nëpërmjet anaziës se gjakut çdo ditë. Deri sa të arrihet niveli i duhur i INR”, thotë mjeku kardiolog, Leonidha Pepo.
Por kjo nuk është parashikuar në udhëzimet e Fondit. Pasi mjekët e familjes thjesht nuk e japin këtë medikament me rimbursim pasi kështu e kanë në udhëzim në rast të kundërt ndëshkohen me gjobë. Por edhe nëse do të rekomandonin analiza e INR sipas Fondit behet vetëm në spitale rajonale, apo poliklinika të specialiteteve ku pacienti duhet të presë me ditë të tëra në radhë për ta bërë këtë analizë.
“Nuk kam asnjë onfroamcion të tillë. Për ne si Fond, spitalet bashkiake dhe rajonale ofrojnë analizën e INR-s”, shtohet Marsida Mulaj.
Por Fondi nuk ka marre parasysh faktin që përveç kohës së gjatë që duhet të presë pacienti, shpesh në laboratorët e këtyre spitaleve mungojnë reagentët. Ndërsa në laboratorë privatë kjo analizë kushton 500 lekë dhe nëse do të behej çdo ditë rëndon në xhepin e pacientëve.
Top Channel