Gjermania thirrje BE-së: Të bashkuar, kundër taksave amerikane

18/05/2018 01:27

Rritja e paralajmëruar e taksave nga ana e SHBA-ve, ka bërë që ligjvënësit gjermanë t’i bëjnë thirrje të enjten vendeve anëtare të Bashkimit Europian, që të ruajnë unitetin përballë politikave proteksioniste të presidentit amerikan Donald Trump.

Gunther Otinger, eksponenti i Unionit Kristian-demokrat , njëkohësisht komisioner i BE-së për buxhetin dhe burimet njerëzore, më një intervistë radiofonike paralajmëroi se Trump po ndjek strategjinë “përça dhe sundo”.

Sipas tij, nëse Uashingtoni ia arrin të përçajë BE-në, atëherë blloku do të dobësohet dhe do të dështojë në mbrojtjen e interesave të tij në kontestet tregtare. Otinger argumentoi se një Union i bashkuar zotëron forcën ekonomike për t’u afirmuar si një nga tregjet më të mëdha të botës.

Ai theksoi se, ligjvënësit e kontinentit të vjetër nuk duhet t’i lejojnë vetes të kthehen në partnerë individualë të Shteteve të Bashkuara, por duhet të insistojnë për ruajtjen e partneritetit në nivel europian.

Politikani i CDU u shpreh se një marrëveshje tregtare ndër-atlantike e kufizuar mund të arrihet nëse Uashingtoni tërhiqet nga kërcënimet për të vendosur taksa të reja për çelikun dhe aluminin e importuar nga BE-ja. Dhe në bazë të një marrëveshjeje të tillë, të dyja palët mund të punojnë për një ujdi më të drejtë për reduktimin reciprok të barrierave tregtare – shtoi Otinger.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA