23/12 13:23
Karolina Pliskova u mund në Mastersin e Romës nga Maria Sakkari dhe inatin e grumbulluar gjatë gjithë ndeshjes me gjyqtaren e takimit, e shfry te karrigia ku ishte ulur gjyqtarja.
Pasi përfundoi përballja, tenistet u drejtuan nga gjyqtarja për t’i dhënë dorën, por në vend që të bënte këtë, Pliskova goditi disa herë me raketë karrigen, duke lënë të shtangur kundërshtaren e saj.
Tashmë, pritet një dënim shembullor për tenisten çeke.
Top Channel