Gjithçka varet nga kualifikimi në Champions League: Nëse Interi arrin të përfundojë kampionatin në vendin e katërt në Serie A, zikaltrit do të afronin në merkaton e verës të paktën dy emra të mëdhenj në futbollin ndërkombëtar.
Sipas “Corriere dello Sport”, për muaj me radhë është në kontakte me Mamic, agjentin e Mateo Kovacic.
Por duket se nuk është vetëm kroati një mundësi përforcimi për Interin, i cili do të bënte një rikthim pas nëse do të kthehej në “San Siro”.
Mediat shkruajnë se objektivi kryesor i zikaltërve në rast kalimi në Champions është ylli i Manchester City-t Ilkay Gundogan.
Por gjithaçka tashmë mbetet për t’u parë. E para, nëse Inter do të arrijë të mund Lazion në ndeshjen e fundit të kapionatit dhe më pas nëse do të arrija të bind City-n për të shitur gjermanin.
Top Channel