Pas Xhakës, Shaqirit, Behramit, Xhemailit dhe Mehmetit, një tjetër shqiptar mund të jetë në radhët e skuadrës kombëtare të Zvricrës për në finalet e Kupës së Botës, Rusi 2018.
Trajneri Petkoviç pritet që këtë të javë të zbulojë listën paraprake me 35 futbollistë, të cilët do të nsin përgatitjet dhe mediat zvicerane zbulojnë mes tyre do të jetë edhe talenti 21 vjeçar i Bazelit, Albian Ajeti. Sulmuesi me orgjinë kosovare, vëlla më i vogël i mbrojtësit të kombëtares, Arlind Ajeti, është golashënuesi më i mirë i SuperLigës së Zvicrës me plot 16 gola në këtë sezon.
Albiani, ndëryshe nga vëllai i tij Arlindi ka zgjedhur të jetë pjesë e Zvicrës, me të cilën është aktivizuar në të gjitha ekipet e moshave. Ai ka qenë në shënjester nga trajneri De Biasi në vitin 2015, por asnjëherë nuk arrit të konkretizohej mundësia që ai të zgjidhte Shqipërinë.
Vëllezërit Ajeti janë shumë të njohur në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër. Arlind Ajerti ka zgjedhur të mbrojë ngjyrat e Shqipërisë është më i madhi dhe luan me Crotonen në Serie A, ndërkohë Albian dhe Adonis Ajeti, që ndër të tjera janë edhe binjakë luajnë përkatësisht me Basel dhe St Gallen.
Top Channel