Dëshira dhe pasioni i të rinjve për televizionin, e veçanërisht për gazetarinë mbetet e madhe dhe këtë fakt e ka konfirmuar fushata e fundit e kryer nga Top Channel, për t’i dhënë mundësinë të gjithë talenteve të reja të provojnë veten e tyre në gazetari, prezantim, regji dhe shumë sektorë të tjerë të punës në televizion.

Fushata 30 ditore është mbyllur të martën dhe sipas raportimive të Burimeve Njerëzore të Top Channel, kanë qenë më shumë se 550 aplikime, të cilat padyshim janë dominuar nga kërkesa për gazetari, prezantues dhe regji. Aplikantët kanë depozituar jetëshkrimet e tyre, së bashku me orientimin e fushës të cilën ata mendojnë se kanë telentin dhe aftësitë e tyre më të mira, në pritje të fazave të tjera plotësuese.

Nga e mërkura nis faza e dytë, që lidhet me njohjen, intervistimin dhe përzgjedhjen e më të mirëve. Të gjithë aplikantët do të intervistohen nga profesnistë të fushave përkatëse dhe secili prej tyre do të ketë mundësinë të shpalosë më të mirën.

Kush është talent ka mundësi të punojë në Top Channel dhe televizioni më i madh është gati ti ofrojë mundësinë të gjithëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA