Kapiteni i Perusë, Paolo Guerrero përfundimisht nuk do të jetë në Botërorin e Rusisë.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë pranoi apelin e bërë nga Agjencia Botërore Antidoping për të zgjatur dënimin e tij me 6 muaj të tjerë, deri në janar të vitit 2019.

Guerrero, tashmë 34 vjeç, rezultoi pozitiv për kokainë në testet antidoping të kryera pas ndeshjes që Peruja zhvilloi me Argjentinën në 5 tetor, për kualifikueset e Kupës së Botës. Futbollisti kishte apeluar në FIFA vendimin për dënimin, vendim të cilin FIFA e pranoi pjesërisht, duke e përgjysmuar kohën e pezullimit të futbollistit.

Por, WADA apeloi në CAS këtë vendim të FIFA-s, me këtë të fundit që e pranoi atë, duke e penguar futbollistin që të luajë në Botëror, eveniment në të cilin kjo përfaqësuese kthehet pas 36 vitesh.

Futbollisti i Flamengos reagoi menjëherë pas këtij vendimi, duke mos e fshehur indinjatën e tij. “Shpresoj që gjykatësit tani të flenë të qetë. Është një padrejtësi”, ishte mesazhi i Guerreros i dhënë nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA