Joachim Low ka publikuar listën paraprake të 27 lojtarëve të grumbulluar për Botërorin “Rusi 2018”.
Bie në sy prezenca e Manuel Neuer dhe Marco Reus, dy lojtarë që këtë sezon kanë pasur shumë probleme me dëmtimet. Gjithashtu, në listë është edhe emri i veteranit Mario Gomez, i cili ka fituar një vend në kombëtare falë sezonit të mirë me Stuttgart.
Nga ana tjetër, lojtarë si Mustafi, Stindl, Wagner, Emre Can apo heroi i Botërorit të fundit, Mario Götze, i kanë lënë vendin të rinjve Goretzka, Brandt, Sané dhe Werner.
Në prezantimin e listës u zyrtarizua edhe rinovimi i kontratës së Joachim Low deri në vitin 2022.
Ja lista paraprake e plotë e Gjermanisë:
Portierë: Leno (Leverkusen), Neuer (Bayern), Ter Stegen (Barcelona) dhe Trapp (PSG).
Mbrojtës: Boateng (Bayern), Ginter (Gladbach), Hector (Colonia), Hummels (Bayern), Kimmich (Bayern), Plattenhardt (Hertha), Rüdiger (Chelsea), Süle (Bayern), Tah (Leverkusen).
Mesfushorë: Brandt (Leverkusen), Draxler (PSG), Gündogan (City), Khedira (Juventus), Sané (City), Reus (Dortmund,) Kroos (Real Madrid), Goretzka (Schalke), Rudy (Bayern) dhe Özil (Arsenal).
Sulmues: Mario Gómez (Stuttgart), Müller (Bayern), Werner (RB Leipzig) dhe Petersen (Friburgo).
Top Channel