Borxhi që biznese kanë ndaj tatimeve vlerësohet në rreth 1 miliardë dollarë. Shifra është bërë publike nga vetë administrata tatimore, e cila saktëson se një pjesë e këtyre detyrimeve nuk mund të quhen përfundimtare pasi janë në procese gjyqësore.

“Deri në prill të vitit 2018, borxhi ka arritur në 104 miliardë lekë pasi dihet që ekonomia prodhon shtesa borxhi në mënyrë natyrale”, thotë Flora Lamçe, përgjegjëse e sektorit të borxhit.

Borxhi tatimor arriti kulmin në fillim të vitit të kaluar kur kërcëu në shifrën 1.4 miliardë dollarë. Por përmes një ligji të posaëëm, qeveria fali rreth 500 milionë dollarë detyrime të bizneseve.

“Gjatë vitit të kaluar borxhi u ul me 35 për qind falë punës së mirë të administratës, por edhe ligjit të fshirjes”, vijon Lamçe.

Nga ligji i faljes përfituan reth 195 mijë biznese. Por edhe pse aministia tashmë ka përfunduar, bizneseve debitore sërish u ofrohet mundësia për të paguar me këste.

“Nëse pranohet kërkesa e tatimpaguesit, tatimpaguesi lidh marrëveshjen e pagesës me këste me operatorin rajonal, por njëkohësisht paguan dhe 20% të detyrimit që ka për të paguar”, thotë Lamçe.
Sipas një raporti zyrtar të vitit të kaluar, rreth 35 për qind e borxhit tatimor i përket vetëm një grushti kompanish, kryesisht në fushën e naftës, por edhe kumarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA