Kërkon të tërhiqet, por trajneri i pashpirt nuk e lejon. Përfundimi? Shumë gjak (Video)

15/05/2018 09:41

“Nuk vazhdoj dot më. Dua që ta mbyllim këtu”, thonte Raquel Pennington ndërsa po kurohej nga plagët e marra nga ndeshja me Amanda Nunes, në UFC 224.

Por, trajneri Jason Kutzmientras nuk e lejoi sportisten e tij që të tërhiqej nga përballja, duke i thënë që duhet të ndryshonte mentalitetin dhe se do të rekuperohej më vonë.

Pasi hyri në oktagon për raundin e pestë, Raquel e pësoi keq, duke u rrahur paq nga kundërshtarja e saj e duke e mbushur me gjak tapetin.

Pas ndeshjes, luftëtarja braziliane tha se nuk e dinte gjendjen e kundërshtares: “Nuk e kuptova situatën. Më vjen shumë keq sepse mund të shmangej diçka e tillë. Ajo është në spital tani dhe mund të jetë dëmtuar rëndë. Trajneri im nuk do ta lejonte kurrë këtë gjë. Mendoj që ajo duhet të rrethohet nga njerëz që i duan të mirën”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA