Pas De Vrij dhe Asamoah. Inter vë nën kontratë edhe një tjetër futbollist me parametra zero, kur ende nuk ka përfunduar sezoni 2017-2018.

29 vjeçari Kwandwo Asamoah, që është në përfundim të kontratës me Juventusin ka kryer vizitat mjekësore dhe pas ndeshjes së fundit të sezonit do të bëjë depozitimin e kontratës me zikaltrit e Milanos. Asamoah do të firmosë një kontratë 3 vjeçare me Interin, pasi ishte pjesë e Juves për plot 6 sezone.

Inter në këtë mënyrë ka nisur të rinovojë repartin mbrojtës, veçanërisht në krahun e majtë, ku në këtë sezon ka hasur më shumë probleme. Asamoah shihet si njeriu i duhur për atë pozicion, pas dëshimit që Spalletti pa me brazilianin Dalbert dhe italianin Santon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA