Andres Iniesta ka mbyllur karrierën e tij me Barcelonën, por nuk ka vendosur se ku do të vijojë pjesën e mbetur të jetës së tij si futbollist, teksa ka në tavolinë dy oferta, nga Kina dhe Japonia.
Ylli spanjoll, që këtë fundjavë do të luajë ndeshjen e tij të fundit si kapiten i Barcelonës u shpreh se javën e ardhshme do të dalë me një vendim përfundimtar se ku do të vazhdojë karrierën. “Janë dy skenarë për të ardhmen time, Kina ose Japonia dhe secili prej tyre ka avantazhin e vet”, deklaroi Iniesta për Onda Cero.
“Janë ende disa detaje për t’’u përcaktuar, po vlerësojmë çdo gjë me kujdes dhe më pas do të zgjedhim opcionin më të mirë”, shtoi me tej Iniesta, që mbyll bashkëjetesën e tij 12 vjeçare me Barcelonën. “Besoj se gjithçka do të përfundojë javën tjetër. Do kemi një vendim përfundimtar dhe më pas do të jetë Kupa e Botës. Dua të zgjidh gjithçka sa më shpejt që të jem sa më i përqendruar”, tha Iniesta.
Top Channel