Juventusi ka njoftuar se kapiteni Gigi Buffon do të dalë të enjten në një konferencë për shtyp në ambientet e ‘Allianz Stadium’.

Klubi bardhezi nuk ka dhënë detaje mbi atë çka pritet të komunikojë Buffon, por është mjaftuar vetëm me orarin e konferencës, që do të jetë 11:30.

Paraprakisht mendohet se do të jetë një konferencë shtypi lamtumire e portierit bardhezi, që pritet të ‘varë dorezat’ pas përfundimit të sezonit në fundjavë.

Prej kohësh përflitet se Buffon ka vendosur të tërhiqet, por tashmë duket se ka ardhur momenti. Kapiteni legjendar i bardhezinjve dëshiron të largohet si fitues dhe ndoshta pas të enjtes, të shtunën do të marrë edhe duartrokitjet e fundit të tifozëve të Juves.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA