25/11 16:26
Kur në fushë zbresin kampionë të kalibrit të Rafael Nadal e Maria Sharapova, spektakli është i garantuar.
Kjo u pa në kompleksin e fushave tenistike në Romë, ku po mbahet Turneu i radhës Masters, gjatë një seance stërvitore, si për të rikthyer kujtesën te e famshmja “Betejë e gjinive” mes Billie Jean King e Bobby Riggs.
Nadal dhe Sharapova i dhanë jetë një loje të gjatë në shkëmbimin e topave në këtë përballje mes tyre në Foro Italico, duke i entuziazmuar tifozët e pranishëm.
Nadal e vuajti jo pak rezistencën e tenistes bukuroshe ruse dhe në fund numri 2 i renditjes botërore e humbi pikën.
Top Channel