25/12 07:14
Dy avionë janë përplasur në aeroportin “Ataturk” në Stamboll ditën e diel.
Aksidenti ndodhi teksa njëri prej avionëve ishte i ndaluar në aeroport, ndërsa tjetri po parkonte.
Avionët u përplasën në pjesën e pasme të tyre, ndërsa pasagjerët kanë rrëfyer tmerrin e përjetuar.
“Nuk kishim më shumë se një minutë të ndaluar kur dëgjuam një zhurmë, që krijojë përshtypjen e shpërthimit të një bombe. Unë isha në pjesën e fundit të avionit dhe mendova se ishte fundi i jetës sime”, tregon një pasagjere.
Top Channel