Juventusi nën drejtimin e Massimiliano Allegri tejkaloi vetveten duke ngritur për të 7-tën herë radhazi trofeun e kampionit të Serie A.

Por pavarësisht suksesit zërat e merkatos e kanë parë më tepër larg se sa në stolin e Juventusit teknikun Italian, për sezonin e ardhshëm, ku nuk kanë qenë të pakta zërat që e çonin Allegrin në Angli.

Por pas festës për sigurimin matematikisht të titulli, ka qenë vetë Allegri që ka konfirmuar dashurinë për bardhezinjtë.

“Nëse nuk më largojnë, unë mendoj të qëndroj tek Juventus edhe për vitin e ardhshëm”, ka qenë deklarata e Allegri në konferencën për shtyp pas barazimit pa gola ndaj Romës një natë më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA