‘Forca qëndron te shifrat’; motoja e kampionëve të NBA, të Golden State ka gjetur vend edhe te Juventusi që vendosi një rekord të ri në futbollin italian.

7 tituj kampionë të Serisë A është një statistikë unike dhe legjendare për vendin e Apenineve dhe një tregues i hegjemonisë që krijuar falë punës, sakrificës dhe kualiteteve teknike e psikologjike.

Përveç titullit të 7-të radhazi kampion, Juventusi vendosi apo barazoi edhe rekorde të reja. Skuadra torineze në këtë sezon regjistroi 22 ndeshje pa pësuar gol duke barazuar rekordin saj në sezonet 2013/2014 dhe 2015/16 e të Milanit në sezonin 1993/94. Zonja e Vjetër ka 92 pikë dhe vetëm 2 skuadra kanë mundur të mbyllin Serinë A me më shumë pikë, Juventusi i sezonit 2013/14 me 102 pikë dhe Interi në sezonin 9006/07 me 97 pike.

Një tjetër rekord i Juventusit është ai i mospësimit të golit për 10 ndeshje radhazi në 6 janar 2018-17 mars të 2018. Bardhezinjtë në këtë sezon kanë shënuar 29 suksese, një statistikë kjo që është kaluar vetëm nga ajo që vetë skuadra torineze regjistroi në 2013/2014 me 33 fitore dhe Interi në 2006/07 me 30 fitore.

Juventusi është e vetmja skuadër që ka më shumë se 1 futbollist me mbi 15 gola të shënuar në këtë kampionat. Për më tepër bardhezinjtë janë skuadra që ka pësuar më pak gola në këtë edicion të kampionatit italian. Një tjetër rekord i Juventusit ka të bëjë me Dybalën. Argjentinasi është futbollisti më i ri në 5 Ligat më të rëndësishme evropiane që ka shënuar të paktën 20 gola në këtë sezon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA