Finalja e konferencës së Lindjes në NBA fillon nën shenjën e Bostonit. Skuadra e Celtics fitoi sfidën e parë në serinë e përballjeve me Cleveland 108-83 duke marrë kryesimin 1-0.
Në TD Garden, skuadra e Celtics zhvilloi ndeshjen perfekte ndaj Cavaliers duke vërtetuar se faktori fushë është një armë më shumë për Bostonin në fazën e playoff-it të këtij viti. Celtics bëri gjithçka shumë mirë duke e kufizuar mjaft mirë në lëvizjet e tij LeBron James, që është rreziku kryesor për cdo skuadër që përballet me Cavaliers me ‘The King’ që e mbylli ndeshjen me vetëm 15 pikë të shënuara.
Skuadra e Brad Stevens tregoi një superioritet të madh në lojën sulmuese dhe këtë e tregon fakti që 3 nga basketbollistët e kësaj skuadra shënuan mbi 20 pikë dhe bëhet fjalë për Jaylen Brown me 23 pikë, Marcus Morrid me 21 dhe Al Horford me 20 pikë.
Por të Bostoni nuk funksionoi vetëm sulmi. Celtics u shfaq mjaft mirë edhe në mbrojtje duke e detyruar lojtarët e Cleveland të bëjnë gabime të shumta në gjuajtjet e tyre.
Ndeshja e dytë mes Bostonit dhe Cleveland do të luhet në mbrëmjen e së martës sërish në TD Garden dhe Tyron Lue e LeBron James duhet të gjejnë strategjinë që të mos përsëritet ajo çfarë ndodhi në këtë përballje të parë në finalen e Konferencës së Lindjes.
Top Channel