24/05 15:52
Për yjet e një ekipi kampion asnjëherë nuk mungojnë si zërat, po ashtu edhe ofertat nga klube të tjera. E për rastin e dyshes sulmuese të Juventus, Dybala dhe Higuain, nuk ka pasur përjashtim.
Para pak ditësh, dy argjentinasit që i dhuruan titullin e 7-të radhazi Juves, dolën në shitje nga zërat e merkatos, por ka qenë vetë Drejtori i Përgjithshëm i bardhezinjve Giuseppe Marotta, i cili ka sqaruar edhe situatën e dy sulmuesve.
“A do të qëndrojnë me 100% edhe për sezonin e ardhshëm? Juventusi nuk është mësuar të shesë lojtarë, e bën një gjë të të tillë vetëm nëse e kërkojnë vetë ata. E deri më sot nga Higuain dhe Dybala nuk ka pasur asnjë kërkesë të tillë”, ka deklaruar Marotta për mediat italiane.
Top Channel