Trajneri i Brazilit ka publikuar listën e 23 lojtarëve të grumbulluar për Botërorin “Rusi 2018”, ku mungesa e vetme e madhe për Titen është mbrojtësi Dani Alves, pas një dëmtimi të rëndë.
Brazili është një nga favoritët kryesorë për të fituar Kupën e Botës, me futbollistë si Neymar, Gabriel Jesús, Coutinho dhe Marcelo.
Kjo është lista e të grumbulluarve të Brazilit:
Portierë: Alisson Becker (Roma), Ederson Moraes (Manchester City) dhe Cassio (Corinthians).
Mbrojtës: Thiago Silva (PSG), Marcelo (Real Madrid), Joao Miranda (Inter), Marquinhos (PSG), Fagner (Corinthians), Danilo (Manchester City), Geromel (Gremio) dhe Filipe Luis (Atlético).
Mesfushorë: Paulinho (Barcelona), Fernandinho (Manchester City), Fred (Shakhtar Donetsk), Casemiro (Real Madrid), Renato Augusto (Beijing Guoan), Philippe Coutinho (Barcelona) dhe Willian (Chelsea).
Sulmues: Neymar (PSG), Gabriel Jesus (Manchester City), Douglas Costa (Juventus), Roberto Firmino (Liverpool) dhe Taison (Shakhtar).
Top Channel