28/12 22:29
Procesin Crio e kemi dëgjuar të flitet si testime për njerëzit, por ja që së fundmi në Japoni po testohet dhe tek bananet, fruti tropikal më i konsumuar në botë.
Tekinka e re, Freeze Thaw Awakenig, parashikon ngrirjen, shkrirjen dhe rizgjimin e bananeve.Kështu lind banania Monge, e ëmbël nga shija, e kultivuar pa përdorimin e pesticideve, më ushqyese krahasuar me frutin “tradicional”, dhe më i vogël. Përmban më shumë sheqer me një shije tropikale e ngjashme me atë të ananasit.
Ky është një revolucion i vërtetë, pasi bananet zakonisht rriten në temperatura rreth 27 gradë Celcius. Agjencia japoneze i kultivon këto bimë të ngrira në -60 gradë Celcius.
Top Channel