Ndërsa Griezmann është duke bërë prova me fanelen e Barcelonës, Atletico Madrid shpreson ende dhe po luan gurin e fundit që të bindë francezin të qëndrojë.
Sipas asaj që shkruan ‘Cadena Cope’, klubi madrilen është gati të ofrojë një pagë stratosferike për sulmuesin francez, që ai të mbetet pjesë e “Colchoneros”. Atletico i ka ofruar sulmuesit 20 milionë euro në sezon dhe kjo është hera e dytë që Atletico e bën këtë ofetë për Antoine Griezmann.
Kjo tentativë e Atletico Madrid duket dëshpëruese, duke patur parasysh faktin që Antoine Griezmann e ka dhënë pëlqimin e tij për t’u transferuar në Barcelonë. Francezi ka arritur paraprakisht marrëveshjen me klubin katalanas dhe pritet vetëm përfundimi i kampionatit për të bërë zyrtarizimin.
Top Channel