Chelsea mbeti jashtë Ligës së Kampionëve, por e ka ende një shpresë të fundit! Manchester City vendosi një rekord 100 pikësh, Liverpuli zuri vendin e katërt e Salah vulosi një rekord dhe Totenhemi siguroi vendin që e çon direkt në grupet e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Premier Liga e rekordeve uli siparin këtë të dielë, ku ra në sy fitorja 5-4 e Totenhem ndaj Leicester dhe ajo 4-0 e Liverpul ndaj Brighton.

Mohamed Salah shënoi golin e parë për Liverpul në fitoren 4-0, i 32-të për të në Premier League. Egjiptiani është shpallur golashënuesi më i mirë duke vendosur një rekord historik si futbollisti që ka shënuar më shumë gola në harkun e një kampionati, që nga koha kur Premier League u bë me 20 skuadra.

Chelsea mbetet në vendin e pestë pas humbje së turpshme 3-0 në transfertën kundër Newcastle. “Blutë” e Londrës mund të ngushëllohen në fund të këtij sezoni zhgënjyes vetëm nëse fitojnë Kupën e Ligës ndaj Manchester United.

Përveç kësaj, Chelsea dhe tifozët e saj do të bëjnë tifo për Liverpulin në finalen e Ligës së Kampionëve me Realin, për të përfituar nga rregulli i UEFA-s që do të çonte në Ligën e Kampionëve 5 skuadra angleze.

Manchester City i shpallur kampion prej javësh shënoi një gol ndaj Sauthampton, një gol i mjaftueshëm për t’i garantuar rekordin e 100 pikëve të grumbulluara në kampionat, si askush tjetër më parë në historinë e Premier League.

Surpriza e këtij sezoni është Burnley, që siguroi një vend në Ligën e Europës, ndërkohë që nga kategoria ranë Sëansea, Stoke dhe West Brom.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA