Tashmë është zyrtare, Roberto Mancini, nga dita e hënë nuk do të jetë më trajner i Zenitit të Shën Pjetërburgut.
Tekniku italian zgjidhi kontratën me klubin rus, lajm që u komunikua edhe në faqen zyrtare të internetit të Zenitit.
“Kontrata mes Mancinit dhe Zenitit do të mbyllet më 14 maj 2018, – lexohet në komunikatën e klubit rus. – Mancini u transferua te Zeniti më 1 qershor 2017 dhe e drejtoi skuadrën në 44 ndeshje, duke regjistruar një bilanc me 21 fitore, 13 barazime e 10 humbje. Kontrata u zgjidh në mënyrë konsensuale, pa detyrimin e pagesës së një dëmshpërblimi nga asnjë prej palëve. I urojmë Mancinit më të mirën për të ardhmen dhe e falënderojmë për kohën e qëndrimit të tij në Shën Pjetërburg”.
E ardhmja e Mancinit do të jetë në pankinën e përfaqësueses italiane dhe tashmë pritet vetëm firma në kontratën me Federatën Italiane të Futbollit (FIGC), duke qenë se akordi me këtë institucion është arritur prej ditësh.
Top Channel