Furnizimi me energji i zonës turistike të Orikumit do të përmirësohet me përfudimin e disa investimeve në rrjetin e tensionit të lartë dhe të mesëm, që po kryhen nga Operatori i Sistemit të Transmetimit.
“Nënstacioni do bëjë të mundur përmirësimin e furnizimit me energji të të gjithë zonës së Orikumit, ku efekti do të jetë i menjëhershëm me lidhjen që do të ketë rrjeti 35 kV. Janë investime të nevojshme për këtë zonë turistike. Kjo është një nga veprat më të mëdha pas linjës 110 kV, që ne tashmë e kemi përfunduar dhe besoj se në kuadrin e një viti, situata do të ketë ndryshuar radikalisht në të gjithë zonën e Orikumit”, tha Gjiknuri.
Ndërkohë, ministri Gjiknuri pa nga afër edhe investimet që po kryen OSHEE-ja në qytetin e Vlorës.
Projekti i ri ka të bëjë me sistemimin e rrjetit elektrik nga tuneli i Ujit të Ftohtë deri në zonën e Radhimës, që shkon rreth 2.2 miliardë lekë të reja. Investimet, sipas Gjiknurit po bëhen si pasojë e miradministrimit të OSHEE-së.
“Përpara 4 vitesh humbjet e energjisë në Vlorë ishin mbi 50%, ndërsa sot që flasim janë nën 20%”, tha ministri.
Top Channel