Rrjeti televiziv amerikan NBC mbërtheu me shpejtësi serialin “Brooklyn 9-9”, vetëm një ditë pasi rivali Fox lajmëroi se do të anulonte shfaqjen tejet të suksesshme humoristike.
Vendimi i Fox për të mos vazhduar prodhimin e “Brooklyn 9-9” shkaktoi zemërim mes fansave, por edhe njerëzve të famshëm të spektaklit.
Seriali komik ndjek një ekip detektivësh në policisë së Nju Jorkut dhe është vlerësuar shumë për gjithëpërfshirjen dhe diversitetin e tij.
Sapo Fox lajmëroi vendimin për ndërprerjen e serialit, fansat e tij nisën një fushatë të madhe në rrjetet sociale për ta shpëtuar.
Hashtagu Brooklyn 9-9 u përdor mbi 650 000 herë në Twitter. Edhe figura të mëdha të kinematografisë si regjisori Gulliermo del Toro ju bashkuan protestës, diçka që mbase nuk bëri Fox të ndërrojë mendje, por padyshim shtyu NBC të hidhej në veprim.
“Brooklyn 9-9” është një nga serialët më të vlerësuar komikë dhe vendimi për ta anuluar i Fox është mjaft i paqartë. Sidoqoftë, sapo mori të drejtat NBC lajmëroi se sezoni i 6 i serialit me 13 seri do të transmetohet vitin e ardhshëm.
Top Channel