Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar rihapjen e hetimit për deklaratat gjatë fushatës së kryeministrit Edi Rama për përfshirjen e policisë në zgjedhje.
“I bëj thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit në momentin që lënë uniformën pas punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për Partinë Socialiste të Shqipërisë”, është shprehur Rama gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 2017-tës.
Gjykata e Beratit do të shqyrtojë kërkesën e LSI për rikthimin e hetimit ndaj kryeministrit Rama, i cili kërkoi përfshirjen e punonjësve të policisë në fushatë.
Prokuroria ndërpreu hetimet, pas ndjesës që kërkoi kryeministri. LSI ankimoi vendimin e prokurorisë në Gjykatën e Lartë. Kjo e fundit ia kaloi çështjen gjykatës së Beratit, pasi deklarimet e kryeministrit u bën në Kuçovë. Në datën 16 maj do të zhvillohet gjyqi ndaj kërkesës së LSI për rinisjen e hetimeve ndaj Ramës.
Top Channel