Kur mendon për pushimet të vjen në mendje ushqim i shëndetshëm, gjithmonë aktivë dhe lexime interesante. Por në fakt, u kushtojmë shumë pak vëmendje nevojave të trupit tonë, por edhe të shpirtit. Dhe kur kemi pak më shumë kohë, duam të bëjmë gjërat që kemi lënë pas dore.
Po sikur të bëjmë ndryshe këtë verë? Ja pesë këshilla të ekspertëve:
Gëzoni kohën
Dhurata e vërtetë e pushimeve, sikur edhe për pak ditë, është se kemi gjithë kohën që duam. Harroni orën, evitoni planifikimin e ditës, sepse edhe një kafe ka tjetër shije kur e pi me qetësi.
Dhurojini vetes një pushim të plotë
Edhe për ty ndoshta viti ka qënë i vështirë, ditë pa gjumë, lodhje që tashmë janë kronike. Duhet të dini që mënyra më e mirë për rrathët e syve nuk është një korrektor, por një gjumë i shëndetshëm. Përdorni pushimet e verës për t’u relaksuar. Aktivizoni mënyrën ‘Pa zhurmë’ të telefonit, dhe evitoni të kaloni shumë kohë në kompjuter apo tablet, që mund të ndikojnë negativisht në ritmin tuaj të gjumit.
Lëreni veten të gëzoheni
Ashtu siç theksohet nga studime të ndryshme mjekësore, natyra rigjeneron, stimulon prodhimin e serotoninës, dhe falë dritës së diellit, janë një terapi e mirë e humorit. Serotonina ka një efekt të mirë për kockat, lëkurën dhe muskujt. Përfitoni për të vrapuar në ajër të hapur, zbuloni vende që nuk njihni, eksperimentoni me aktivitete të reja. Kur ushtrojmë kuriozitetin tonë, jemi në ndjekje të sensit të pozitivitetit, rinovimit e gëzimit.
Shëtit nën dritën e diellit
Qielli i kaltër në disa ditë të verës na ngroh shpirtin edhe për ditët me shi e të ftohta të stinës që do të pasojë. Nga disa studime është vlerësuar se koha më e mirë për të bërë një shëtitje është mes orës 10.00 të mëngjesit deri në mesditë. Të ecësh në këmbë apo me biçikletë stërvit trupin dhe mendjen, na ndihmon të ndihemi në formë dhe është një formë e meditimit të lëvizjes. Kjo pasi, hap pas hapi largohen tensionet, reduktohen shqetësimet, dhe përfshihesh nga një ndjenjë lehtësimi.
Jepini vetes mundësinë të luani
Gjatë fëmijërisë lojërat na zënë pjesën themelore të ditës dhe është një mënyrë për të krijuar eksperiencë, për t’u vënë në provë dhe për të njohur realitetin. Sa më shumë kalojnë vitet, më e vogël është koha që i japim vetes për të luajtur. Pjesë e lojës janë të gjitha aktivitetet që ju bëjnë të buzëqeshni.
Top Channel