Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një tjetër tragjedi shënohet në minierën e Bulqizës, ku një minator 62-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas burimeve zyrtare ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.15 në minierën e kromit në zonën D. Gajtë punës është aksidentuar dhe ka humbur jetën Medi Hidri, 62 vjeç nga Bulqiza.
“Nga hetimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se shtetasi M.H, duke kontrolluar frontin, është shembur një masiv shkëmbor ku dhe i ka shkaktuar vdekjen. Vijojnë hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarje”, njofton policia.
Top Channel