Rama: Unë flas për veten time, siç Lu flet për veten e vet
11/05/2018 15:32
Kryeministri Edi Rama reagon pas deklaratave të ambasadorit amerikan Donal Lu. Në një postim në rrjetet sociale kreu i qeverisë thotë se ai “flet për vete, dhe miku ynë Lu flet për veten e vet.
“Patjetër që unë flas për veten time dhe miku ynë Lu flet për veten e vet. Dhe krejt normalisht, është puna ime të them atë që mendoj kur flas lidhur me të, siç është puna e tij të thotë atë që mendon kur pyetet lidhur mua”, shkruan Rama.
Reagimi i Ramës vjen pas deklaratës së dhënë nga Donald Lu për mediat, i cili ka deklaruar se kryeministri duhet të flasë në emrin e tij. “Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e ministrit Xhafaj”, është shprehur Lu.
Top Channel