Lagja Stan Karbunarë e cila ndodhet vetëm 2.5 km nga qyteti i Lushnjes shtrihet nën një kodër e cila prej dy muajsh gërryhet nga një firmë private.
Banorët thonë se 12 ore në ditë, ekskavatorët punojnë në këtë kodër ku dalin gurë që më pas ngarkohen nëpër kamionë. Më herët ka ekzistuar edhe një gurore e ngjashme por është mbyllur për shkak se ndodhej afër zonave të banuara.
Këtë herë thonë banorët gurorja mbrohet nga deputeti socialist i zonës, Bujar Çela të cilin e akuzojnë se është edhe pronari i tokës ku ushtrohet aktiviteti i firmës.
Të kontaktuar nga Top Channel firma bën të ditur se e ka lejen mjedisore por pa adresuar shqetësimet e banorëve të zonës.
Përveç rrezikut të shembjes se kodres e cila rrezikon shtëpive që nuk ndodhen me shumë se 200 metra nga vendi i gërryrejes, ky fenomen ka lënë pa ujë Stan Karbunarën. Vendasit thonë se në këtë lagje që sot me ndarjen e re administrative i përket Lushnjes dhe dikur ishte një fshat i komunës Karbuanrë, prej 27 vitesh nuk është vënë dorë nga asnjë qeveri, mungon infrastruktura dhe kanalet e parcelave janë të bllokuara.
Top Channel