Konflikti për ilaçet vazhdon; Farmacistët janë gati në nisin grevën

11/05/2018 19:55

Farmacistët janë gati për të mbyllur farmacitë nëse kontrata e re nuk do parashikojë kërkesat e tyre.

Përveç një përfaqësie që është mbledhur bashkë me ekspertë të FSDKSH për të rishikuar kriteret e kontratës një grup farmacistësh ka pritur në ambientet e jashtme të fondit.

Ata thonë se kontrata që u hartua në mënyrë të njëanshme ishte diskriminuese për ta.

“Konkretisht jemi për të mos pranuar kontratën, sepse jo vetëm që nuk na lejon të punojmë brenda standardit siç e ka e gjithë bota, por jemi të detyruar që të pranojmë kushtet që ata na imponojnë. Unë kategorikisht nuk ka shanse që ta firmos. U bëj thirrje të gjithë kolegëve të mos e firmosin, sepse tani jemi bërë si shitësa bananesh”, shprehet një farmacist.

“Nëse arrihet ajo çfarë kërkojmë, do e lëmë protestën. Në të kundërt do ta vijojmë”, shprehet një tjetër.

Burime të Top Channel thonë se grupi i eksperteve nuk lëshon “pe” në disa kritere, të cilat farmacistët i kundërshtojnë me forcë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA