Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat tha se LSI është gati të investohet me vota në Kuvend që Kodi Penal të ndryshojë.
“LSI është e gatshme të investohet me të gjithë votat e saj në Kuvend që Kodi Penal të ndryshojë në përcaktimet që janë mundësuese lehtësuese dhe alibi e pafund e trafikantëve dhe kriminelëve për këtë çështje, të investojë me votat e saj që sa më parë kjo çështje të nisë që ditën e hënë, në përputhje me objektivat e luftës që kemi për trafikun e trafikantët që janë bërë rreziku themelor për stabilitetin dhe sigurinë publike”, tha Vasili.
Ai kërkoi transparencë të plotë dhe zbardhje deri në fund të çështjes “Xhafaj” bërë publik nga Partia Demokratike.
Top Channel