26/11 12:44
Pas suksesit që pati në Shkodër, trupa e Teatrit “Migjeni” do të sjellë këtë fundjavë në skenën e Teatrit Kombëtar shfaqjen “Gomari i Babatasit”, të shkruar nga At Gjergj Fishta.
Me regji të Altin Bashës, komedia “Gomari i Babatasit” vjen me një humor të hollë dhe ngacmues. Skenografia dhe kostumografia vjen e realizuar nga Iliriana Loxha Basha. Muzika nga Endri Sina dhe koreograf Gjergj Prevazi, përpunimi dramaturgjik Stefan Çapaliku dhe Altin Basha.
Intepretojnë: Zyliha Miloti e Besnik Çinari, Rita Gjeka, Pjerin Vlashi, Jozef Shiroka, Merita Smaja, Simon Shkreli, Rajmonda Markon, Nensi Bakalli, Fric Selmani, Eder Boshnjaku, Divni Gushta.
Top Channel