E pabesueshme, e gjithë familja rrezikon jetën për një foto – VIDEO

11/05/2018 18:40

Ky është momenti i pabesueshëm kur një familje ka shpëtuar hollë teksa është sulmuar nga një kope gepardësh në park që imiton Afrikën në Holandë.

Videoja është filmuar nga kamera e vendosur nga një makinë tjetër, e në pamje dallohen anëtarët e një familje që kishin shkelur rregullin bazë të udhëtimit të tyre: Të mos dilnin nga makina.

Por me një vetësiguri të tepruar ata kanë dalë për të bërë foto në një vend panoramik. E kur ata e prisnin më pak, disa gepardë janë vërsulur drejt tyre. Fatmirësisht gepardët nuk kanë qenë edhe aq të uritur teksa i kanë “shoqëruar” deri në makinë.

Por një detaj tepër i çuditshëm që vihet re është se çdo kush vrapon për të shpëtuar kokën, e askush nuk vë re, apo të qëndrojë pas për të ndihmuar një nënë me fëmijën në krah që hipën e fundit në makinë.

Fatmirësisht ata shpëtuan me kaq, e duket se në të ardhmen ky do të jetë një veprim që nuk do ta përsërisin më kurrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA