Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një 35-vjeçar u plagos mbrëmjen e të mërkurës në Grudë të Re të Shkodrës. Gj. G., 35 vjeç u qëllua me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tij.
Ai ndodhet në spitalin e Shkodrës ku po merr mjekimin e nevojshëm, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, policia bën të ditur se janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar por “nuk jepen të dhëna të tjera për shkak të hetimeve”, thuhet në njoftim.
Mësohet se autorët dhe i plagosuri janë persona me precedentë penalë, ndërkohë që vijojnë hetimet për veprën penale vrasje me paramendim e mbetur në tentativë.
Top Channel