I arrestuar dy herë, për çështjen Doshi dhe atë Kurti, por nuk u dënua për asnjërën prej tyre. Fajtor u shpall për dy vepra të tjera atë të ndërtimit të paligjshëm dhe fshehje të pasurisë.

Por ish-deputeti Mark Frroku fitoi lirinë nga Gjykata e Fierit kur i kishin mbetur dhe 1 vit e pesë muaj burgim. Lirimi i tij vjen në një kohë kur për këtë dënim, ish-deputeti ka kërkuar pafajësi në Gjykatën e Lartë, Por çështja ende nuk ka hyrë në rend të ditës.

Vendimi i Gjykatës që Frroku të lërë qelinë u shpall në Fier, pasi ai mbahej në burgun që gjendet në këtë qytet.

Lirimi i parakohshëm u argumentua nga gjyqtarët me sjelljen e mirë, por edhe sepse ai e ka vuajtur pjesën më të madhe të denimit në paraburgim.

Ish deputeti Mark Frroku ka detyrimin të paraqitet para autoriteteve njëherë në muaj.

Për muaj të tërë, ndërsa mbahej në paraburgim gjatë 2015-ës, për Mark Frrokun u hap diskutimi nëse i ishte djegur apo jo mandati i deputetit përsa kohë prej gjashtë muajsh ai nuk ishte paraqitur në parlament.

Por Frroku hoqi dorë nga mandati përmes një letre nga burgu pikerisht ditën kur Parlamenti diskutoi projektligjin per dekriminalizimin.

Dorëheqja nga mandati solli pikërisht dilemën tjetër për një dosje në ngarkim të tij në Gjykatën e Lartë, në të cilën ishte i bashkëpandehur me Tom Doshin e Durim Bamin. I konsideruar një qytetar i thjeshtë sipas ligjit dhe pa mandat, avokatët e përdoren si kazus çështjen e tij për të përcjellë në kushtetuese dosjen Doshi.

Por nga ana tjetër Mark Frroku përfundoi i pandehur për dosjen e Belgjikës, por edhe për dy vepra të ngritura nga akuza shqiptare.

Në përfundim Frroku u shpall fajtor dhe u dënua 6 vite burgim vetëm për fshehje pasurie e ndërtim të paligjshëm. Nga ana tjetër javën që vjen për Mark Frrokun dhe Tom Doshin nis procesi ndaj çështjes së bujshme të 2015-es, asaj që u bë shkaktare për dërgimin e ish-deputetit në paraburgim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA