(Kujdes, pamje të frikshme) Piloti bën dy rrotullime 360 gradëshe (Video)

10/05/2018 13:57

Matevos Isaakyan ishte duke garuar në Belgjikë, në garën e njohur si “6 Orët e Spa-Francorchamps”, kur papritur u përfshi në një aksident tmerrues.

Pamjet filmike të kamerave, të fokusuara mbi pistë për të ndjekur makinat garuese, tregojnë makinën “BR1 AER” të pësojë një ngritje të beftë nga pjesa e përparme, pasi ishte ngjitur deri në mesin e një maloreje në pistë, e më pas të bënte dy fluturime mbrapsht, për të përfunduar jashtë piste.

Oficerët e sigurisë raportuan pikërisht dy fluturimet 360 gradë që pësoi automjeti, që u ndal vetëm pas përplasjes me barrierat mbrojtëse.

Isaakyan u dërgua menjëherë në një qendër mjekësore për kontrollet rutinë, por për fat të mirë ia hodhi pa lëndime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA