Kompozitori i Festivalit të 11-të; Shfaqet dokumentari në ndër të Kastriot Gjinit

10/05/2018 21:29

Është e pamundur të mos njohësh tingujt e këngëve aq të dashura të interpretuara nga Sherif Merdani si “Fqinja” apo “A do vish sivjet në plazh”.

Pak mund të dinë se autor i tyre është kompozitori Kastriot Gjini, i cili vetëm në pak vite jete, la pas një krijimtari të pasur muzikore, të cilën Ilir Yzeiri e përmbledh në një dokumentar mbi jetën dhe veprën e artistit.

“Shqiptaret mbahen mend për jetën e tyre në tre epoka: Në kohen e Turqisë; Shqiptarë në kohen e Zogut; Dhe shqiptarët në kohën e diktaturës. Nëse do të flasim për këto periudha, flasim vetëm për luftëra dhe shqiptarë që janë përleshur me njeri-tjetrin. Asnjëherë nuk kemi pyetur: ore si kanë jetuar këta shqiptarë? A bënin art? A bënin sport? Me këtë ide jam nisur për të ndërtuar figurën e Kastriot Gjinit, i cili në vitet ’60-’70 la një shenjë të posaçme, sepse ai u takua bashke me këngëtarin e njohur me zë të mrekullueshëm Sherif Merdani dhe që të dy shënjuan atë kohë”, shprehet Ilir Yzeiri.

Anglia kishte Beatles, ndërsa Shqipëria kishte Gjinin dhe të tjerë kompozitorë që bënë revolucionin muzikor, pa u trembur nga diktatura.

Festivali i 11-të do të ishte shenja më e fortë që Gjini la në muzikën shqiptare.

“Regjimi nuk ishte i tronditur as nga një shkrimtar, as nga një roman. U trondit nga kënga. Pikërisht këtë atmosferë jam përpjekur të sjell në dokumentar, duke i shtuar edhe një anë të veçantë, i rrallë thonë ata që e kanë njohur, por kishte edhe një fat tragjik. Në moshën 5 vjeçare sëmuret nga një sëmundje banale në bajame, ajo i lë një infeksion të rëndë në zemër dhe vdiq në moshën 29 vjeçare, pra një kompozitor me këto përmasa krijoi nga mosha 20-29 vjeç dhe mos harrojmë që nuk kishte mbaruar muzikë”, shton Ilir Yzeiri.

Dokumentari, është pjesë e një projekti që përfshin një cikël dokumentarësh mbi figura të kulturës shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA