100-vjetori i lindjes së artistit, mbahet në Shkodër koncert-homazh për Tish Dainë
12/04 15:13
Eugent Bushpepa ngriti në këmbë të gjithë botën me vokalin e tij në gjysmëfinalen e “Eurovision”, me përjashtim të Kinës, e cila vendosi të censurojë këngën “Mall”.
Shkak i censurës nga shteti i më shumë se 1.5 miliardë personave janë bërë tatuazhet e këngëtarit shqiptar.
Kënga e Gent Bushpepës nuk ishte e vetmja që nuk u transmetua në Kinë. Bashkë me të, shteti aziatik censuroi edhe këngën e Irlandës për shkak të perfomancës të dy balerinëve që interpretonin historinë e një çifti.
Gjithashtu televizioni kinez “Mango TV” censuroi edhe disa flamuj të komunitetit “LGBTI” në publik duke i fshehur ato.
Top Channel