Edhe pse merkato do të varet nga kualifikimi ose jo në Champions League, Interi po nxiton të mbyllë disa lëvizje të merkatos, për të kompletuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Stefan De Vrij është paraprakisht një futbollist i Interit, pasi është depozituar kontrata e mbrojtësit holandez. De Vrij transferohet me parametra zero në Milano dhe do të përfitojë 4.2 mln euro në sezon. Inter ndërkohë nuk do të bëjë komunikimin zytar pa përfunduar kampionati, duke qenë se ndeshjen e fundit do ta luajë pikërisht ndaj Lacios.
Por ndërsa ka zgjidhur transferimin e holandezit, Interi duket se do të hasë më shumë vështirësi për portugezin Cancelo dhe brazilianin Rafinha. Valencia kërkon 35 milionë euro deri më 31 maj, por ndërkohë Inter kërkon të fitojë kohë, duke i kërkuar spanjollëve ta shtyjnë deri në muajin korrik, pasi të vënë në balancë edhe fair play financiar. Shumë më ndryshe duket situata për brazilianin, i cili ndër të tjera ka shprehur vullnetin për të qëndruar në Milano. Barcelona kërkon 35 milionë euro dhe Inter ka ende opcionin për një tjetër vit me huazim, në pritje për të shtuar të ardhurat nga shitjet e mundshme apo për përfitime të tjera financiare.
Ndërkohë, Valencia ka thënë që do të blejë përfundimisht kartonin e francezit Kondogbia, vlera e të cilit është 25 milionë euro, shumë më e ulët nga ajo që Inter shpenzoi për ta marrë nga Monaco.
Top Channel