Gjykata e Lezhës zëvëndësoi masën e sigurimit ndaj kryetarit të bashkisë Fran Frrokaj nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.
Vendimi u ndryshua me kërkesë të avokatit ndërsa ndryshe nga qendrimi i pak ditëve më parë edhe prokurorit i çështjes, Erjon Shehaj ka qenë dakord me këtë kërkesë.
Gjykata argumenton në vendim se e zëvendësoi masën e sigurimit bazuar mbi rrethanat familjare dhe gjendjes së rëndë shëndetësore të të dyshuarit, natyrën e llojin e veprave që dyshohet Frrokaj si dhe ndër të tjera faktin se është kryetar bashkie por dhe me përfundimin e hetimeve.
Frrokaj do të kthehet në zyrë të ushtrojë detyrën e tij, por do të paraqitet dy herë në muaj pranë policisë gjyqësore te prokurorisë së Lezhës.
Kryetari u arrestua në mars bashkë me 22 persona të tjerë si i dyshuar në aferën e tjetërsimit të tokave në bregdet.
Top Channel