Chelsea ofron 45 milionë euro për mbrojtësin shqiptar

10/05/2018 18:18

Nëse Chelsea do të vendosë që të sezonin tjetër t’ja besojë drejtimin trajnerit italian Maurizio Sarri, së bashku me italianin drejt Londrës do të udhëtojë edhe një shqiptar: është Elseid Hysaj.

Prej kohësh emri i mbrojtësit të djathtë të Napolit lakohet në disa klube të njohura evropiane dhe sipas asaj që shkruajnë mediat britanike Chelsea duket se është më afër. Hysaj që ende nuk ka bërë rinovimin me Napolin është një prej futbollistëv që ka dalë nga duart e trajnerit Sarri dhe pasi e solli nga Empoli në Napoli, ai është gati ta bëjë edhe drejt Londrës. Daily Star në Angli shkruan së për mbrojtësin e djathtë të kombëtares shqiptare janë gati 45 milionë euro, që ai të shkëpusë marëdhëniet me Napolin.

Një ditë më parë ndërkohë ka folur edhe agjenti i futbollistit shqiptar në një intervistë për Radio Marte: “Për shumë futbollistë të Napolit, përfshi edhe Hysaj e ardhmja do të varet shumë nga ajo e trajnerit. Sigurisht Hysaj pa Sarrin do të humbiste orientimin dhe nëse vjen një ofertë e mirë që të paguajë klauzolën mund të nisin bisedimet. Por nëse Sarri rri, jam i bindur se edhe vullneti i futbollistit është që të mbetet pjesë e projektit”, tha maaxheri i Hysajt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA