Mbrëmjen e së martës, nga reshjet e dendura të shiut që kanë rënë në rrethim e Vlorës, tetë familje në qytetin e Selenicës janë përmbytur si pasje e daljes së përroit nga shtrati.

Reshjet e rëna jo më shumë se dy orë dhe me intensitet kanë bërë që përroi, i cili kalon fare pranë banesave në Selenicë të përmbyten.

Uji, i cili vërshoi në banesë prej 30 cm bëri që prej 2 orësh familjet të linin banesat e tyre deri në normalizimin e situatës.

“Është hera e pestë që mbytemi. Nuk është marrë asnjë masë. Kemi shkuar kushedi sa herë tek bashkia e Selenicës, ku nuk na ka pritur askush”, thotë një banore.

Për të parë nga afër situatën ka qenë edhe prefekti i Vlorës Flamur Mamaj, i cili u premtoi banorëve se do të marrin një zgjidhje sa më të shpejtë.

Top Channel