Ministri Hoxha takon ambasadorët e BE-së: Liritë demokratike dhe shteti i së drejtës, në themel të rrugës evropiane të Shqipërisë 26/10 16:16
Hapja e negociatave me Bashkimin Europian është një hap që Shqipëria po punon ta hedhë në muajin qershor, pavarësisht vështirësive për bindjen e vendeve skeptike.
Vetë kryeministri Rama tha në Top Shoë se është shumë e rëndësishme që kjo të ndodhë patjetër brenda vitit 2018, duke kujtuar se mundësia e radhës është në muajin Dhjetor.
“Ne po punojmë që negociatat t’i hapim në muajin Qershor, por është shumë e rëndësishme që ky hap të ndodhë edhe në Dhjetor, mjafton të jetë brenda vitit 2018. Kjo sepse vitin e ardhshëm është periudhë zgjedhjesh në Bashkimin Europian dhe unioni mund të përballet me një sërë ndryshimesh, gjë që mund të komplikojnë rrugën tonë drejt integrimit”, tha Rama.
Top Channel