Një gazetare malazeze u sulmua me armë zjarri në afërsi të banesës së saj në Podgoricë.
Sipas policisë, Olivera Llakiç ka mbetur e plagosur në këmbën e saj të djathtë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Gazetarja 49-vjeçare është e njohur për shkrimet e saj hulumtuese, që akuzojnë Qeverinë se favorizon biznesmenë të fuqishëm në vend përmes tenderave dhe lehtësive të tjera të jashtëligjshme.
Kjo është hera e dytë që e njëjta gazetare sulmohet për shkak të detyrës së saj. Gjashtë vite më parë ajo u godit me sende të forta në kokë dhe qëndroi për disa ditë në spital.
Policia malazeze thotë se ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që sulmi u dënua nga Ambasada e Bashkimit Europian dhe nga ajo e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë.
Top Channel