Pas rikonstruksionit, banorët e “Don Bosko-s” edhe me kënd rekreativ

09/05/2018 10:23

Përfundimi i punimeve të infrastrukturës urbane i ka dhënë mundësi Bashkisë Tiranë që t’u japë banorëve të lagjes “Don Bosko” edhe një shesh rekreativ.

Lajmin e bën të ditur vetë kryebashkiaku Veliaj, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, shprehet se këndi i ri rekreativ është drejt përfundimit.

“Thuajse gati një tjetër shesh rekreativ mes pallateve te Njësia 9 – Don Bosko. Faleminderit banorëve për durimin – punët e bukura duan pak kohë!”, shkruan Veliaj.

Këndi i ri rekreativ përmban module lojërash për fëmijët, si dhe është rregulluar me pajisjet e nevojshme çlodhëse edhe për më të rriturit

Top Channel