Michael Roth, ministri gjerman për Europën në Zyrën Federale për Punët e Jashtme, vjen të premten në Tiranë me mesazhe nxitëse për reformat, ndërkohë që Bundestagu gjerman është pak javë para vendimit për rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave për pranimin e Shqipërisë në BE.

Roth ndaloi të mërkurën në Maqedoni, vendin tjetër të rajonit për të cilin u dha i njëjti rekomandim. Qëllimin e vizitës së tij në Shkup e Tiranë Roth e njoftoi zyrtarisht.

“Qeveritë në Shkup dhe Tiranë kanë vëne në rrugën e duhur reforma domethënëse. Kjo tregon se për to është e rëndësishme të përafrohen me Bashkimin Europian. Keto reforma jo gjithmonë janë të lehta dhe kërkojnë edhe sakrifica nga qeveria dhe qytetaret. Me rekomandimin për çeljen e negociatave me këto vende Komisioni Europian njohu përpjekjet e konsiderueshëm të këtyre vendeve javët dhe muajt e fundit. Shkupi dhe Tirana nuk mund t’ia lejojnë vetes të zbehin këtë ritëm dhe unë do ta bëj tepër të qartë këtë gjatë bisedimeve tona. Në të njëjtën kohë është e rëndësishme që të dy vendeve t’u behet e qarte se këto përpjekje njihen prej nesh. Ky është edhe një tjetër qëllim i udhëtimit tim”, është shprehur ai.

Ministri gjerman për Europën është i Partisë Social Demokrate, në krahun politik të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama. Kur ishte në Gjermani mesazhi që Roth i dha mikut të tij Edi Rama, ishte që Saimir Tahiri–ish-ministri i Brendshëm të dalë para drejtësisë.

Kjo sipas tij do të ishte një dëshmi se pavarësia e gjyqësorit me të vërtetë funksionon. Të enjten bëhet java që kur Tahiri njoftoi publikisht dorëzimin e mandatit të deputetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA