Sylvia Bloom punoi gjithë jetën si sekretare avokatësh dhe në 67 vite karrierë kishte grumbulluar një pasuri të konsiderueshme.
Ajo, para se të vdiste në moshën 96-vjeçare, dhuroi 6,24 milionë dollarë te një organizatë jofitimprurëse që jep bursa studimi për ata që nuk kanë mundësi. Ishte donacioni më i madh në 125 vite të historisë së organizatës.
Mbesa e saj, Jane Lockshin thotë për “New York Times” se askush nuk e dinte se Sylvia ishte milionere.
“Mësuam se paratë i kishte grumbulluar duke blerë aksione. Ajo bënte blerjen për shefin e saj dhe blinte më pas edhe për vete, aq sa ia lejonte paga. Nuk ka thënë kurrë asgjë për pasurinë. Ndoshta ka menduar se nuk është puna jonë pasuria e saj”, thotë mbesa, e cila shton se ka shumë mundësi që edhe bashkëshorti i saj, i cili vdiq në vitin 2002, nuk dinte gjë se kishte gruan të pasur.
Top Channel