Ndërsa Flamurtari ka një sezon pothuaj të dështuar, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Laçin, që pasi ka siguruar finalen e Kupës, ka shanse ende që të pretendojë zonën e kupave të evropës.
Në javën e 33 kurbinasit kanë marrë një barazim me vlerë ndaj vlonjatëve në “Elbasan Arena”, duke i lënë ata sërish më poshtë në klasifikim me 2 pikë diferencë. Miqtë kurbinas u mbrojtën mirë në këtë ndeshje nga kundërsulmet vlonjatëve dhe këtë fakt e konfirmoi edhe trajneri Mezani, që ka vlerësuar skuadrën e Flamurtarit.
Nga ana e saj Flamurtari duket se bëri pak në këtë ndeshje, duke regjistruar shumë pak raste shënimi. Takimi u mbyll me rrjeta të paprekura dhe Flamurtari mbetet në kuotën e 44 pikëve, ndërsa Laçi është në kuotën e 46 pikëve.
Zona Europiane është ne loje edhe në sfidën që do të luhet në ‘Elbasan Arena’ mes Flamurtarit e Laçit. Skuadra vlonjate, pas ndëshkimeve që mori nga FSHF, nëse fiton këtë ndeshje me Laçin do ta parakalojë atë për ta bërë akoma më të ndezur luftën për pjesëmarrjen në Europa League, por në rast humbjeje do të komplikojë situatën e saj për zonën poshtë.
Top Channel